Vdekja e reperit të njohur, dënohet me 11 vite burg personi që i shiti drogën/ Deklarata “zemërthyese” e nënës

19/04/2022 17:36

Personi që i shiti drogën reperit amerikan Mac Miller, është dënuar me 11 vite burg.

Autori tha se ai ishte thjesht një ndërmjetës dhe nuk e dinte që pilulat ishin të rrezikshme. Stephen Andreë Walter pranoi tetorin e kaluar se furnizoi  fentanilin që vrau Millerin.

Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi Otis D. Wright II, lexoi disa fjalë me zë të lartë të nënës së reperit amerikan.

“Jeta ime u nxi kur Malcolm u largua nga jeta. Malcolm Atë e kisha më shimë sesa njëdjalë, kishim lidhje të pazëvendësueshme. Ne flisnim për gjithçka bashkë, për jetën, planet, muzikën, ëndrrat e tij. Ai kurrë nuk do të merrte me vetëdije një pilulë vdekjeprurëse, kurrë. Ai donte të jetonte dhe ishte i emocionuar për të ardhmen. Goditja në zemrën time do të jetë gjithmonë aty,”- ishin fjalët e nënës së Mac Millerit.

Reperi Mac Miller vdiq në 2018, pasi kishte konsumuar një kokteil fatal me alkool dhe kokainë.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA