A vrau Hitleri me duart e veta mbesën e tij? Zbulimi i ri rihap misterin e vdekjes së Geli Raubal
Gazetarëve të MS NOW u është mohuar aksesi për të mbuluar mbërritjen e presidentit kinez Xi Jinping në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, sipas CNN.
Një gazetar i CNN raportoi se gazetarëve të këtij rrjeti iu refuzua gjithashtu mundësia për të ndjekur nga afër mbërritjen e Xi Jinping në aktivitetin e mbrëmjes.
Më herët, Shtëpia e Bardhë kishte ndaluar dy gazetarë të CNN nga mbulimi i mbërritjes së presidentit kinez, pasi ata kishin kërkuar informacion mbi kriteret dhe llojet e gazetarëve që do të lejoheshin të ndiqnin aktivitetin.
Ndërkohë, gazetarëve dhe producentëve të disa rrjeteve të tjera televizive iu lejua të mbulonin momentin e mbërritjes dhe përshëndetjes së Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë.
Top Channel