Kufizime për mediat në Shtëpinë e Bardhë, pas CNN edhe MS NOW nuk lejohet të raportojë mbërritjen e Xi
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në një shkollë fillore në Trepuzzi, në provincën e Leçes, Itali, ku një nxënës 6-vjeçar është gjetur me një thikë kuzhine 13 centimetra në çantën e shkollës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mësimit, pasi një shok klase njoftoi mësuesen për praninë e thikës. Pas kontrollit të çantës, arma e ftohtë u gjet dhe drejtuesit e shkollës njoftuan menjëherë prindërit dhe autoritetet.
Në shkollë mbërritën karabinierët, ndërsa janë aktivizuar edhe shërbimet sociale. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se fëmija mund të jetë nxitur nga një bashkëmoshatar për ta marrë thikën në shkollë, pas një konflikti të mëparshëm mes nxënësve.
Karabinierët kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, nën koordinimin e Prokurorisë për të Miturit në Leçe.
Kryetari i bashkisë së Trepuzzit, Giuseppe Maria Taurino, tha se situata është nën kontroll dhe kërkoi nga prindërit dhe qytetarët të shmangin alarmimin dhe përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara.
“Është një fakt kritik që nuk mund dhe nuk duhet të na lërë indiferentë”, u shpreh kryebashkiaku, duke theksuar se rasti përfshin të mitur dhe kërkon maksimalisht kujdes dhe përgjegjshmëri.
Top Channel