Ish-futbollisti i Liverpool, Fabio Aurelio foli me shumë kritika së fundmi për atë që Neymar ka treguar gjatë eksperiencës me PSG.
Ish-mbrojtësi theksoi se braziliani duhej të kishte një nivel më të lartë në fushë dhe deri në këtë moshë të kishte fituar të paktën një herë Topin e Artë.
Megjithatë, nuk ka munguar as kundërpërgjigja e brazilianit e cila në fakt ka qenë e ashpër. Në rrjetet sociale, fantazisti i PSG shprehet se tashmë është i lodhur nga ish-futbollistët të cilët vetëm kritikojnë kur flasin.
“Jam i lodhur nga këta ish-futbollistët që hapin gojën vetëm për kritika. Ishte një intervistë pesëminutëshe dhe gjithçka bëri ai ishte të merrej me jetën e të tjerëve, nuk po them të mos kritikosh, por nuk është mirë të flasësh në këtë mënyrë”, u shpreh Neymar.
Top Channel