Zelensky: Rusia kërkon të ‘fshijë nga faqja e dheut’ Donbasin

18/04/2022 19:23

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se kërkon të ‘fshijë nga faqja e dheut’ të gjithë rajonin lindor të Donbasit, ndërsa forcat ukrainase po përgatiten per betejën finale per të mbrojtur qytetin e Mariupol.

Zelensky:  Trupat ruse po përgatiten për një operacion të madh për të sulmuar lindjen e vendit tonë. Sulmi do të fillojë së shpejti. Ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin, të shkatërrojnë gjithçka që dikur i ka dhënë emër këtij rajoni. Ashtu sic po shkatërrojnë Mariupolin ata duan të fshijnë nga faqja e dheut edhe qytetet e tjera në rajonet e Donetsk dhe Luhansk.

Zelensky u bëri thirrje ukrainasve të mos i dëgjojnë urdhrat e pushtuesve.

Volodymyr Zelensky: “Injorojini urdhrat e pushtuesve. Mos bashkëpunoni me ta. Protestoni. Është e nevojshme të rezistojmë në mënyrë që Rusia të mos arrijë të shkatërrojë jetët tona në qytetet e tjera të Ukrainës, siç bëri në Donetsk dhe Luhansk”.

Presidenti ukrainas përsëriti thirrjen që Perëndimi të vendosë “një embargo të plotë të naftës nga Rusia”.

Volodymyr Zelensky: Nevoja për një embargo të plotë të naftës po rritet çdo ditë e më shumë, të gjithë në Europë dhe Amerikë po e sheh se si Rusia po kërkon të destabilizojë shoqëritë perëndimore. Basti i Rusisë për naftën dhe gazin duhet të dështojë.

Donbasi, që mbulon pjesën më të madhe të Ukrainës lindore, ka qenë vija e parë e konfliktit të vendit me Rusinë që nga viti 2014. Një fitore ruse në rajon do të tmerronte Perëndimin, por mund të shpëtonte qëllimet e luftës të Putinit, ndërsa një disfatë mund të çimentonte pushtimin e tij si një dështim historik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA