Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt
Trupi i Chiara Guerra, 53 vjeçe, është gjetur mëngjesin e së martës në lumin Lemene, pas tre ditësh kërkimesh intensive në zonën e San Stino di Livenza (Venezia), ku ajo ishte vrarë nga nipi i saj 17 vjeçar.
Sipas autoriteteve iktaliane, trupi u lokalizua disa kilometra larg vendit ku dyshohet se ishte hedhur nga autori i krimit, i cili ka pranuar veprimin gjatë marrjes në pyetje. Aktualisht po vijon operacioni për nxjerrjen e trupit nga uji.
Hetuesit dyshojnë se 17-vjeçari e ka vrarë hallën e tij me të paktën 16 goditje me thikë në një depo drush pranë banesës familjare. Më pas, ai dyshohet se e ka vendosur trupin në një karrocë dore, e ka mbuluar dhe e ka transportuar deri në kanalin pranë lumit, ku e ka hedhur në ujë, së bashku me armën e krimit.
Motivi i ngjarjes ende nuk është i qartë, por sipas dëshmive të banorëve dhe familjarëve, mes viktimës dhe babait të të miturit kishte konflikte të shpeshta për çështje pronësie. Familja zotëronte një pronë rreth 5 mijë metra katrorë, ku jetonte viktima, e cila kishte mbetur vetëm pasi prindërit e saj ishin zhvendosur në një azil.
Kërkimet për trupin u zhvilluan përgjatë kanalit Malgher, ku morën pjesë zjarrfikësit, zhytësit e specializuar dhe karabinierët e njësisë nënujore nga Genova. Trupi u gjet në zonën Sette Sorelle, ndërsa mjeku ligjor po kryen ekspertizën për të përcaktuar numrin e saktë të goditjeve dhe për të verifikuar deklaratat e të miturit.
Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë nëse 17-vjeçari ka vepruar i vetëm apo me ndihmën e dikujt tjetër.
Top Channel