Ka njerëz , në gjakun e të cilëve mungon faktori 8. Ky faktor është një element i gjakut i cili ndihmon ne mpiksjen e tij kur çajmë dorën, kemi gjakderdhje apo aksidentohemi.
Por këta persona të cilët lindin pa faktorin 8 në gjak, edhe kur nuk lëndohen pësojnë gjakderdhje ne artikulacione, në nyje, çka bën të pamundur lëvizjen e tyre.
Quhen persona me hemofili dhe prej vitesh kërkojnë t’u sigurohet faktori 8 në sasi të mjaftueshme, në mënyre që të marrin mjekim të rregullt dhe jo vetëm kur u nis gjakderdhja apo dhimbja .
Përmes transfuzionit të gjakut këta pacientë duhet të kompensojnë faktorin 8 në gjak. Por në Shqipëri, në mënyre të rregullt e marrin vetëm 50 fëmije. 200 pacientë nga mosha 18 deri 60 vjeç e marrin vetëm kur u nisin dhimbjet ne rastin me te mire kur janë nga Tirana, ata nga rrethet u duhet të udhëtojnë drejt qendrës kombëtare të Hemofilisë.
Kjo sasi e faktorit 8 që është siguruar aktualisht është donacion i qeverisë Italiane.
Sigurimi i faktorit 8 sikurse e kërkon protokolli mjekësor për këta paciente do të mundësonte jetë normale .
Top Channel