Fitore shumë e rëndësishme e Manchester United ndaj Norwichit (3-2), që ktheu lumturinë në kampin e “Djajve të Kuq”, por jo për Paul Pogbanë.
29-vjeçari u aktivizua titullar nga trajneri Rangnick, madje me lojën e tij nuk pati asnjë ndikim në dy golat e parë të shënuar nga Ronaldo, ndërsa në fraksionin e dytë, më saktë në minutën e 76-të, u zëvendësua nga Juan Mata. Në momentin e daljes nga fusha mori vërshëllimat e tifozëve, që në kor brohoritën fjalët “Fuck off Pogba!”
Në përfundim të ndeshjes, i pyetur për këtë situatë, trajneri i United, Rangnick, u shpreh:
“Nuk i kam dëgjuar vetë koret, por jam informuar pas ndeshjes. Mund t’i kuptoj plotësisht tifozët, janë të mërzitur, po ashtu edhe ne, por nuk mendoj se ata duhet të merren me lojtarë të veçantë. Nuk mendoj se kjo është e drejtë.”/Super Sport
Top Channel