Fundjavën e kaluar ishte një spektakël i vërtetë në “Etihad”, në 28 maj mund të jenë në finalen e Champions League nëse kalojnë spanjollët, ndërsa të shtunën do të jetë gjysmëfinalja e FA CUP në skenarin e jashtëzakonshëm të “Wembley”.
Është gjithmonë Manchester City kundër Liverpool, Pep Guardiola kundër Jurgen Klopp: dy formacione që janë në luftë për të fituar titullin në Premier League, janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions dhe do të përballen edhe një herë tjetër këtë të shtunë për të vendosur se cila prej tyre do të arrijë finalen e FA CUP.
Të dy trajnerët kanë ndryshuar jo pak sa u përket formacioneve që përdorën një javë më parë në kampionat, teksa Guardiola i beson portierit Steffen, Zinchenkos dhe Fernandinhos nga minuta e parë, ndërsa Klopp ka aktivizuar Luiz Diaz në vendin e Diogo Jotës./Super Sport
Top Channel