Analisti Carlo Bollino u shpreh në Top Story se Sali Berisha do kontrollin e PD për të fituar imunitet.
Carlo Bollino: Sali Berisha ka një problem të jashtëzakonshëm, imuniteti, ai do kontrollin e PD për të fituar imunitet. SPAK ka frikë nga Berisha. Unë kam perceptimin që sulmi i Berishës ndaj drejtësisë e ka terrorizuar gjithë drejtësinë. E ka SPAK fajin, jo Berisha, pse nuk vepron SPAK, se ka frikë.
Eno Bozdo: Ose ka frikë ose nuk ka prova, ose terrorizohet .
Carlo Bollino: SPAK ka hapur një dosje për familjen e Berishës. Çështja e imunitetit e shtyn që mos ta dorëzojë.
Eno Bozdo: Teza është e përpunuar nga e majta për të ulur figurën.
PD-ja ndodhet ende në një krizë edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, pasi Grupi i Rithemelimit akuzon Alibeajn si vijues të lojës së Edi Ramës dhe Bashës për të përçarë PD-në.
Nga ana tjetër, Alibeaj nuk pranoi që Berisha të ishte pjesë e mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, por ky i fundit nuk e zbatoi urdhrin dhe u bë pjesë e tavolinës në selinë blu.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të martën u shoqërua me debate mes mbështetësve të Berishës dhe Alibeajt. Berisha gjithashtu i kërkoi Alibeajt që të jepte dorëheqjen duke u shprehur për mediat se do ta ndjekë fati i Bashës.
Në mbledhje nuk mori pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.
Top Channel