Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill SPAK shpalli mos kompetencën për një pjesë të dosjes së skandalit të uniformave të policisë se shtetit, për bashkimin e operatorëve që prodhon uniformat.
Megjithëse mori nëntë vendime fajësie dhe çështja përfundoi në apel. SPAK hoqi dorë nga hetimi për kompaninë dhe ia delegoi prokurorisë së kryeqytetit për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe fshehje të të ardhurave.
Episodi që SPAK ka vendosur të mos përfshihet lidhet me kallëzimin e Jani Gjergjefit ndaj bashkimit të operatoreve, ku pas prokurimit u specifikuan detaje teknike për uniformat por edhe sasia përkatësisht 9638 palë pantallona dhe 548 funde për policet. Kjo sasi nuk u pranua nga autoriteti policor mbasi nuk ishin në standardin e kërkuar.
Mijëra uniforma të kthyera pas si defektozë, kompania e dyshuar nuk ktheu pas edhe faturën me vlerë disa milionë lekë.
Në dosje përmendet se meqenëse policia e shtetit konstatoi se uniformat nuk ishin në cilësinë e kërkuar, ato iu kthyen pas shoqërisë Gjergjefi që ia ktheu bashkimit të operatoreve d@e… pra thuhet në kallëzimin që SPAK e delegon për hetime të mëtejshme pranë një prokurorie të zakonshme bashkimi i operatorëve pranoi faturën tatimore në vlerën e 731 milionë lekëve , ndërkohë që vlera e mallit të kthyer e të faturuar është 15 milionë leke.
Mes të shpallurve fajtorë nga struktura antikorrupsion ishte edhe ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme Edlira Naqellari që së bashku me anëtarë të komisionit u gjetën fajtorë për shkelje të barazisë në tendera.
Top Channel