Universiteti politeknik mban vendin e parë për një tjetër zë shpenzimesh që duket mjaft i dyshimtë.
Gjatë vitit akademik 2020-2021 ka shpenzuar plot 177 mijë euro për ngrohje dhe pastrim. Por, pyetja që ngrihet është se kush është ngrohur nëpër auditore pasi mësimi është zhvilluar online. Edhe universitetet e tjera kanë raportuar shpenzime të konsiderueshme për ngrohjen por në nivele disa herë më të ulta.
Gjatë vitit akademik 2020-2021 thuajse të gjitha aktivitetet dhe udhëtimet u paralizuan. Por, çuditërisht stafet akademike raportojnë shpenzime për dieta dhe udhëtime.
Vendin e parë për këtë zë e mban sërish universiteti Politeknik që ka shpenzuar mbi 100 mijë euro. Kjo shumë është mjaft e përafërt me vitin paraardhës kur u shpenzuan rreth 5 mijë euro më tepër. Pra, për dieta dhe udhëtime janë shpenzuar thuajse njësoj me vitin akademik normal në një kohë kur gjithçka ishte pezulluar.
Tani, do të ndalemi në disa tendera konkretë që ngrenë hije dyshimi dhe duken mjaft të çuditshme për kohën e nëshkrimit që përkonte me situatën e emergjencës.
Kjo është një kontratë që Universiteti i SHkodrës e ka lidhur me një shoqëri private për blerje gazoili për ngrohje. Vlera e kontratës është plot 6.25 milionë lekë të reja ose thënë ndryshe rreth 62 milionë lekë të vjetra. Ajo që bën më shumë përshtypje dhe ngre dyshime është koha e firmosjes së kontratës. Universiteti blen gazoil pë kaldajat në 13 Prill të vitit 2021. Pra, kontrata përkon me kohën kur në Shqipëri temperaturat shkojnë rreth 25 gradë celcius dhe sistemet e kaldajave fiken.
Pasi shpenzoi rreth 62 mlionë lekë për ngrohje në mes të Pranverës, drejtuesit e Universitetit të Shkodrës janë kujdesur për vapën e verës. Kjo është një kontratë e nënshkruar në 23 Qershor 2021 për blerje kondicionerësh me vlerë 3.7 milionë lekë të reja.
Top Channel