Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi të riçelë hetimin ndaj Elisabeta Imerajt.
Në proces do të paraqiten prova të reja në shkallën e dytë të vetingut. Nuk pranohen të thirren disa dëshmitarë.
Nuk pranohet të thirren dëshmitarët Teo Jacobs si dhe trupës që shqyrtoi çështjen e saj në komisionin e pavarur të kualifikimit.
Riçelja e hetimet do të bazohet mbi dokumetet të cilat janë paraqitur nga Imeraj dhe mbi kërkesën e prokurores Imeraj.
Ky vendim po komunikohet në prani të subjektit nga Ina Rama. Në seancat e mëparëshme gjyqesore prokurorja Elizabeta Imeraj ka parashtruar pretendimet e saj, duke argumentuar dhe parregullsi në lidhje me procesin e apelimit.
Elizabeta Imeraj njihet si një prokurore e hekurt që ka hetuar çështje të mëdha dhe është përballur me politikën, krimin e organizuar. Njihet si prokurorja që arrestoi 9 persona për terrorizëm.
Gjatë seancave në KPA prokurorja është shprehur: Unë vij këtu me një vendim konfirmimi në detyrë, por për hir të transparencës, si dhe besimit tek publiku I kërkoj kësaj trupe hetim të detajuar për çdo pretendim të ngritur.
Nga ana tjetër prokurorja Elizabeta Imeraj bëri me dije se në procesin e saj të rivleresimit është përdorur një akt I falsifikuar që ka shërbyer si shkak ankimini. Nga ana tjetër vetë prokurorja tregon se përveç kërkimeve institucionale ka kërkuar hetime në prokurori për te evidentuar çdo akuzë të ngritur.
Top Channel