“Nëse humbas motivimin, nuk dua të luaj më”/ Ronaldo flet për objektivin e 1000 golave: Edhe me 930 gola, jam më i miri në histori 12/10 09:05
Robert Lewandowski është një sulmues që i intereson shumë Barcelonës. Polaku i është vetofruar klubit “blaugrana”, pasi negociata me Bayernin për rinovimin e kontratës nuk shkuan ashtu siç ai dëshironte.
Në vendlindjen e tij kanë guxuar të thonë se ai tashmë ka një marrëveshje trevjeçare me Barcelonën. Mirëpo edhe nga Polonia vjen një paralajmërim nga një zë autoritar. Boniek, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, një legjendë futbolli në këtë vend, e sheh si shumë të rrezikshme këtë lëvizje. Në një postim në Twitter, Boniek shkruan:
“Lewandowski te Barcelona? Duket transferim shumë interesant, emocionues. Por pemët e vjetra nuk rimbillen, është një rrezik i madh.”
Top Channel
“Nëse humbas motivimin, nuk dua të luaj më”/ Ronaldo flet për objektivin e 1000 golave: Edhe me 930 gola, jam më i miri në histori