Ëndrra e Dinamos mbaroi/ Ekipi kryeqytetas po rikthehet sërish në kategoritë inferiore

12/04/2022 19:57

Sërish me makinat e tyre dhe pa autobusin që i la në këmbë, pas humbjes me Kastriotin. Dinamo mblidhet në kompleksin ku zhvillon stërvitjen për ndalesën e radhës, por edhe këtë herë me kokën ulur dhe të vetëdijshëm se mbijetesa në Superiore është një mision i pamundur.

“Kemi humbur një betejë, por jo luftën…”

Një fjali klishe që vjen nga trajneri Vanoli i cili nuk ka parë asgjë tjetër veç humbjeve në këtë debutimin të tijin në kampionatin shqiptarë, në fund të fundit një paraqitje shumë pranë parashikimeve.

Por çfarë ndodh me Bledi Shkëmbin në këto momente, trajnerin që ndërtoi këtë skuadër?

“Të të them që është skuadra ime do të tregohesha hipokrit, por jo vetëm e imja, është skuadra jonë, skuadra e Dinamos. Ne kemi bërë një ekip më të mirin e mundshëm në momentet që ishim. Por unë ndjej përgjegjësinë më tepër se në kampionat deri kur isha unë duhet të kishim disa pikë më tepër, për këtë ndjeva përgjegjësi dhe ika”, thotë ai.

Ndërkohë që rruga për rikthimin nga erdhi ka zhgënjyer shumë tifoz bardheblu dhe sidomos ikonat e dikurshme të kësaj skuadre.

Me këtë humbje, Dinamo do të kthehet aty ku ishte vjet, këtë e them se kështu e mendoj personalisht, por edhe për tifozët e Dinamos që nuk e prisnim të arrinte në këtë gjendje skandaloze“, shprehet ish-futbollisti i Dinamos, Sulejman Demollari.

Megjithatë kritikat kanë qenë të shumta për lojtarët dhe në përfundim të ndeshjes të së hënës autobusi i klubit i la në këmbë, një gjest që la shije të shëmtuar tek të gjithë sportëdashësit.

Më shumë seç e ndjejnë futbollistët dhe vuajnë futbollistët për këtë pozicion nuk mendoj që ndjen ndonjë njeri tjetër, domethënë futbollistët dhe presidenti, ne të tjerët nga jashtë,mbaron ndeshja dhe shohim hallet tona, këtu përfshijë tifozët ish-dinamovid”, thotë Shkëmbi

Kjo nuk është humbje vetëm për dinamon, kjo është humbje për futbollin për kampionatin”, thotë Demollari.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA