Analizë Superiore/ Një ndryshim në formacionin e javës, rokadë mes anësorit të Tiranës dhe atij të Vllaznisë

12/04/2022 21:41

Në emisionin Analizë Superiore në Supersport, të drejtuar nga Sokol Xhihani dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19, Fation Bardhi është publikuar formacioni më i mirë i Superiores deri në javën e 28.

Nga 11-tëshja e javës së kaluar ka vetëm një ndryshim dhe bëhet fjalë për Redon Xhixhën e Tiranës i cili është rikthyer duke spostuar jashtë Liridon Latifin. Këtë javë, lojtari i bardhebluve gjeti rrugën e rrjetës në triumfin e kryeqytetasve me rezultatin 0-4, ndaj ky ka qenë edhe një motiv më shumë për t’u bërë pjesë e më të mirëve.

Sakaq, nuk ka ndryshime në repartet e tjera duke konfirmuar në portë, Visar Bekajn, në mbrojtje Ndrecën, Hoxhallarin, Najdovskin e Markun. Ndërkohë, në mesfushë Basa, Gj.Taipi, Shehu dhe Xhixha, teksa sulmi prej kohësh është bërë pronë e dyshes Guindo-Seferi.

Formacioni më i mirë deri në javën e 28-të:

Formacioni më i mirë deri në javën e 27-të:

Top Channel