Igor Belanov, legjenda e futbollit sovjetik dhe Dinamos së Kievit, fituesi i Kupës së Kupave dhe trofeut prestigjoz të Topit të Artë, ka rrëmbyer armën për të luftuar për lirinë e vendit të tij Ukrainës.
I lindur në Odesa, sot 61 vjecarë, ish-bomberi sovjetik ka bashkuar forcat me ushtarët ukrainas, kundër rusisë që dikru konsideroheshin vëllezër. në një rrëfim të tijin të parë ai shprehet e kjo luftë e ka shokuar.
“Kam përfaqësuar me krenari Bashkimin Sovjetik në futboll dhe jam i shokuar nga kjo luftë, ndaj jam bashkuar me luftëtarët. Paqe në Ukrainë dhe lavdi të gjithë atyre që luftojnë kundër pushtuesëv,” – përfundon Belanov.
Charles leclerc bëri një paraqitje të shkëlqyer në pistën e Melbourne teksa fitoi pole position në Cmimin e Madh të Australisë, në ndalesën e tretë të botërorit të Formula 1. Piloti i Ferrarit realizoi kohën më të shpejtë në provat kualifikuese duke fituar të drejtën që të nisë garën nga vendi i parë duke lënë pas kampionin e botës max Verstappen me 286 të mijtat më shumë.
Në vijën e dytë do të nisen piloti tjetër i Red bullit, Sergio Perez i renditur në vendin e tretë, dhe Lando Norris me McLaren që regjistroi kohën e katërt më të shpejtë. Vija e tretë e startit të garës ishte e gjitha e Mercedes me Lewis Hamilton që dot ë startojë nga vendi i pestë dhe George Russell nga i gjashti 6.
Borussia Dortmund rikthehet te fitorja në Bundesligën gjermane. Verdhezintë mundën në transfertë Shtutgartin me rezultatin 2-0 ku protagonist u bë pikërisht Brandt që shënoi një dygolësh në këtë ndeshje. Borussia dortmund e nisi vrullshëm ndeshjen, në minutën e 12 Haaland u nis në kundërsulm, pason saktë për Brandt me këtë të fundit që me shumë lehtësi e dërgoi topin në rrjetën e Shtuttgartit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 tnë favor të Dortmundit.
Në pjesën e dytë ndeshja vijoi të jetë e hapur por në minutën e 71, Borussia Dortmund gjeti edhe golin e dytë sërish me Brandt.
Top Channel