Dhunuan në fushë Stivi Frashërin, jepet masa për dy agresorët

08/04/2022 13:47

Ndeshja e fundjavës së kaluar në Kosovë mes Gjilanit dhe Ballkanit u njollos nga një episod shumë i shëmtuar që ndodhi në fundin e takimit.

Teksa po luheshin minutat shtesë, Gjilani barazoi rezultatin, ndërsa tifozët vendas nga ekzaltimi u futur në fushën e lojës teksa dhunuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Gardiani pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua menjëherë për në spital ku fatmirësisht nuk u evidentua asgjë serioze për shëndetin e tij.

Nga ana tjetër, Komisioni i Garave akordoi në tavolinë fitoren 0-3 të Ballkanit, ndërsa së fundmi Gjykata ka dhënë edhe vendimin mbi personat e ndaluar për këtë ngjarje të rëndë. Fillimisht ishin shtatë të ndaluar nga autoritet, ndërsa më pas dy personat që ishin “aktorë kryesorë” në ngjarjen e rëndë janë dënuar për të qëndruar në paraburgim për 30 ditë./ Supersport

Top Channel