Courtois paralamëron Realin: Kujdes! Chelsea mund të ndryshojë gjithçka me një gol

07/04/2022 20:25

Pas fitores 1-3 ndaj Chelsea-t në “Stamford Bridge” për çerekfinalen e parë të Champions League, portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois ka paralajmëruar shokët e skuadrës së tij se duhet të tregohen më të kujdesshëm në ndeshjen e kthimit.

“Morëm një rezultat të mirë në një fushë të vështirë, duke e pozicionuar veten tonë mirë për ndeshjen e kthimit. Por ende nuk kemi arrirë në gjysmëfinale. Nuk kemi bërë ende asgjë, pasi një gol në minutat e para të takimit që do të luhet në Bernabeu mund t’i rikthejë energjinë dhe besimin Chelsea-t.”-theksoi gardiani për “Movistar TV”.

Top Channel