Tri ditët e takimeve të ambasadores amerikane në Kryesi, ‘mesazhet’ e Yuri Kim përmes fotove

06/04/2022 14:16

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e ka nisur muajin prill me një tur takimesh politike, ndërsa vendi ynë po përgatitet për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Ajo që vërehet është qëndrimi i Kim në fotot e postuara në Twitter, pas takimeve.

Ambasadorja ka mbajtur të njëjtin qëndrim në të treja takimet, me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe krerët e Grupeve Parlamentare të PS-së dhe PD-së, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj.

Drejt, e buzëqeshur dhe me duart të mbajtura me njëra-tjetrën në mënyrë miqësore ajo tregon përmes gjuhës së trupit se takimet ishin pozitive.

Takimi i ambasadores Yuri Kim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla

Kim jep mesazhe jo vetëm përmes gjuhës së trupit, por edhe përmes veshjeve të saj apo simboleve.

Ngjyra bezhë në të bardhë ishte e përzgjedhur nga ajo në të treja takimet, gjithashtu edhe pantallona të zeza që tregojnë seriozitet, duke u dhënë rëndësinë e duhur këtyre takimeve.

Në psikologjinë e ngjyrave, kuptimi i ngjyrës së zezë është simbol i misterit, fuqisë, elegancës dhe sofistikimit.

Ndërsa në kulturën e Amerikës së Veriut, ngjyra e bardhë tregon mirësi, pastërti dhe përulësi.

Takimi i ambasadores Yuri Kim me Enkelejd Alibeajn

Gjatë takimit me Alibeajn, veç bluzës bezhë ajo shtoi edhe një xhaketë të zezë, duke i shtuar pak më shumë grimca serioziteti, nisur edhe nga kriza që ka kapur PD-në gjatë muajve të fundit.

Në takimin e kësaj të mërkure, amerikania zgjodhi të verdhën, shoqëruar edhe me një lule në vend të stemave që përdor zakonisht.

E verdha përcjell ndjenja pozitiviteti, optimizëm, por edhe paralajmërime, bazuar në çkodifikimin e simboleve. Ngjyra e ndezur dhe lulja shihen si elementë jo formalë gjatë takimit me Ballën, duke shprehur ndjenja miqësore.

Takimi i ambasadores Yuri Kim me Taulant Ballën

Gjatë bisedave nuk mungoi as çanta e saj ngjyrë bezhë, të cilën e mbante në dorë, mbi të cilën është shkrimi në gjuhën angleze “Ambicie, respekt dhe punë në grup”, mesazhet që ambasadorja i thotë shpesh gjatë daljeve të saj publike.

Nuk dihet ende nëse do të ketë takime të tjera të Kim me politikanë shqiptarë, ndërsa jep mesazh për bashkëpunim të institucioneve në vend.

FOTO GALERI
5/6
Takimi i ambasadores Yuri Kim me Enkelejd Alibeajn

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA