Foto/ “Kriset” miqësia mes Selin dhe Kristit, çfarë ndodhi mes fitueses së Big Brother VIP 5 dhe ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri

04/08/2026 10:47

Historia mes fitueses së Big Brother VIP 5, Selin Bollatit dhe ish-banorit Kristi Lamajt, ka marrë një tjetër zhvillim, disa muaj pas përfundimit të spektaklit.

Dy ish-banorët, të cilët gjatë qëndrimit në shtëpi patën një raport të veçantë, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Lëvizja në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e fansave, sidomos pas deklaratave të fundit të bëra nga të dy në Post Big Brother VIP.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Kristi kishte shprehur një pëlqim për Selinën në dhomën e rrëfimit, deklaratë e cila nuk ishte transmetuar më parë. Ai ishte shprehur se, nëse do të bënte një ndryshim gjatë eksperiencës së tij në reality show, do të zgjidhte ta kishte fituesen pranë vetes.

“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marrë te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”, kishte thënë Kristi.

I pyetur më pas për këtë deklaratë në post-Big Brother VIP, Kristi sqaroi se vlerësimi i tij për Selinën lidhej kryesisht me mënyrën e saj të të menduarit.

“Mua më pëlqen mendja, ajo është një vajzë e zgjuar. Këtë e kam diskutuar me Selinin, por unë Big-un e kam mbaruar dhe ato kanë mbetur atje. Ne i kemi diskutuar të gjitha aty brenda, kanë dalë konkluzione dhe jemi në marrëdhënie shumë reciproke”, u shpreh ai.

Edhe Selin tha se ishte në dijeni të këtyre ndjenjave, pasi Kristi ia kishte rrëfyer gjatë kohës që ishin në shtëpi.

“Nuk është se është hera e parë që e dëgjoj. Në periudhën që po njihej me Krusitën, më ka thënë që një ditë në dhomën e rrëfimit kam shprehur një pëlqim për ty për mënyrën si mendon dhe si vepron”, tha Selin.

Ajo e përshkroi raportin me Kristin si një marrëdhënie që kishte nisur me përplasje, por kishte përfunduar me respekt dhe afërsi.

“Me Kristin është një marrëdhënie që ka nisur me urrejtje dhe ka përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër për të në atë aspekt, por e vlerësoj shumë”, deklaroi ajo.

Megjithatë, pas këtyre deklaratave dhe miqësisë së shfaqur publikisht, fakti që të dy kanë hequr ndjekjen në Instagram ka nxitur diskutime mes ndjekësve, të cilët po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një krisje në raportin e tyre.

Top Channel