Temperaturat e larta të verës dhe rritja e numrit të turistëve kanë sjellë një fluks të shtuar vizitash në Pediatrinë e Spitalit Rajonal të Vlorës.
Sipas mjekes së pavijonit, Rita Llanaj, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhjetra vizita ne dite
Rreth 70-80 vizita në ditë dhe 35 shtrime, ndërsa më të prekurit janë fëmijët me viroza sezonale, probleme respiratore, alergji dhe pickime nga insektet.
Mjekja thekson se mes pacientëve ka edhe shumë fëmijë të ardhur nga qytete të tjera dhe turistë që kalojnë pushimet në Vlorë, të cilët paraqiten me simptoma të ndryshme që lidhen kryesisht me temperaturat e larta dhe ekspozimin në mjedis.
Mjekët këshillojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut dhe kërkimin e menjëhershëm të ndihmës mjekësore në rast se fëmijët shfaqin temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje apo simptoma të tjera shqetësuese.
Top Channel