Bulqiza përjetoi një mbrëmje plot humor, muzikë dhe energji pozitive, teksa trupa e njohur e aktorëve të spektaklit “Portokalli” zbriti në qytetin minator në kuadër të turit veror “Verë dhe Portokalle”.
Pedonalja e qytetit u mbush me qindra qytetarë të të gjitha moshave, të cilët u bënë pjesë e një spektakli argëtues, ku skeçet humoristike, muzika dhe interpretimet e aktorëve krijuan një atmosferë festive. Me performancat e tyre, aktorët sollën të qeshura dhe emocione, duke e shndërruar mbrëmjen në një festë të vërtetë për banorët e Bulqizës.
Publiku iu përgjigj me duartrokitje të gjata, të qeshura dhe pjesëmarrje aktive gjatë gjithë shfaqjes, duke treguar mikpritjen dhe dashurinë për artistët. Atmosfera e krijuar dëshmoi edhe një herë se humori dhe arti bashkojnë njerëzit.
Në përfundim të spektaklit, aktorët falënderuan publikun e Bulqizës për pritjen e ngrohtë, mbështetjen dhe emocionet e veçanta që u dhuruan gjatë performancës.
Ata vlerësuan energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve, duke theksuar se mikpritja dhe entuziazmi i publikut e bënë këtë ndalesë një nga më të bukurat e turit veror.
Mbrëmja “Verë dhe Portokalle” në Bulqizë u mbyll me ovacioneve për një aktivitet që solli gëzim, argëtim dhe atmosferë festive në zemër të qytetit minator.
Top Channel