Zjarri përfshin banesën dy katëshe në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
06/08/2026 22:23
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier.
Flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat kanë punuar për vënien nën kontroll të zjarrit, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar shkakun e plotë të ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Top Channel