Rekord lëvizjesh në jug të vendit, mbi 300 mijë udhëtarë dhe dhjetëra mijëra automjete kaluan pikat kufitare në korrik
Ariana Grande ka reaguar për herë të parë pas njoftimit se do të tërhiqet përkohësisht nga jeta publike pas përfundimit të turneut të saj “Eternal Sunshine”.
Gjatë koncertit të së hënës në Çikago, këngëtarja u tha fansave se vendimi nuk ishte marrë në mënyrë të nxituar apo si reagim ndaj kritikave. “Ky nuk ishte një vendim reaktiv apo impulsiv. E kisha planifikuar në heshtje prej shumë kohësh”, u shpreh Grande para publikut.
Ajo theksoi se ishte në dijeni të shqetësimit të fansave, të cilët mendonin se komentet negative po ndikonin tek ajo, por sqaroi se realiteti ishte ndryshe. “Duhet të vendosen kufij. Njerëzit kanë nevojë për një pushim ndonjëherë”, tha artistja, duke shtuar se asnjë zhurmë apo kritikë nuk mund të zbehte dashurinë që ndan me fansat e saj.
Sipas përfaqësuesit të saj, Grande do të marrë një “pushim të merituar” pasi përfundimi i turneut vjen pas një periudhe me vëmendje dhe shqyrtim të vazhdueshëm nga publiku dhe mediat.
Turneu “Eternal Sunshine” do të mbyllet më 1 shtator, pas 10 koncerteve në Londër. Për shkak të këtij vendimi, Ariana Grande nuk do të jetë më pjesë e produksionit të muzikalit “Sunday in the Park with George” në Barbican të Londrës, ku ishte planifikuar të interpretonte përkrah aktorit Jonathan Bailey.
Vitet e fundit, këngëtarja ka qenë shpesh në qendër të spekulimeve për pamjen fizike dhe gjendjen e saj shëndetësore. Pas njoftimit për pushimin, fansat i kanë shprehur mbështetje në rrjetet sociale, ku hashtag-u **#WeLoveYouAriana** u bë trend.
Top Channel