Mashtronte përmes transaksioneve financiare në Call Center, arrestohet 30-vjeçari
06/04/2022 09:37
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se kryente mashtrime përmes transaksioneve financiare në një Call Center.
Mario Memaj, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center, njofton policia.
Ndërsa nën hetim ajnë vënë shtetasit E. B., F. S., E. D. dhe A. D., por dyshohet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Të dyshuarit do të hetohen për “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Top Channel