Covid19/ Shangai shtyn masën e izolimit në afat të pacaktuar

05/04/2022 09:31

Izolimi i 26 milionë banorëve të Shangait, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, është shtyrë për kohë të pacaktuar, kanë thënë autoritetet e qytetit të martën, 5 prill.

Para se të merret ndonjë vendim për hapat e ardhshëm, zyrtarët do të duhet të presin për rezultatet e testimit masiv, që është kryer të hënën, për të kuptuar sa njerëz të infektuar duhet të dërgohen në qendrat e karantinës.

Komisioni Shëndetësor në Pekin ka raportuar për më shumë se 16,000 infektime të reja të martën, njëherësh shifrën më të lartë në valën aktuale të pandemisë në Kinë, e cila është më e rënda në dy vjet për këtë shtet.

Më shumë se 15,000 raste janë pa simptoma.

Vetëm në Shangai janë regjistruar 268 raste të reja të infektimit.

Kina angazhon ushtrinë për menaxhim të COVID-19 në Shangai

Edhe provinca verilindore, Jilin është prekur keq nga vala e pandemisë.

Secili që është infektuar në Kinë, duhet të shkojë në spital apo në qendrat e karantinës.

Këto qendra janë krijuar nëpër palestra dhe salla të ekspozitave në Shangai.

Ky qytet ka regjistruar më shumë se 70,000 raste të infektimit prej fillimit të muajit mars.

Ora policore ishte planifikuar që të zbatohej nga e premtja deri të martën, mirëpo banorëve tani u është thënë që të qëndrojnë vazhdimit nëpër shtëpitë e tyre./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA