Babai shpenzon mbi 3000 paund që djali i tij të shohë në ndeshje Ronaldo, por futbollisti mungon

05/04/2022 22:32

Babai ka tentuar të realizojë ëndrrën e djalit për të parë nga afër se si luan Cristiano Ronaldo, por futbollisti ka munguar.

Tifozi i Manchester United, Chris Broome, ka shpenzuar mbi 3000 paund dhe ka udhëtuar më shumë se 3.200 kilometra, që djali i tij Zak, ta realizonte ëndrrën për ta parë nga stadiumi.

Në të gjitha herët që Chris (43 vjeçar) dhe Zak (12 vjeçar) vendosën për të shkuar në stadium, futbollisti kishte lëndim të papritur ose trajnerët vendosin t’i japin pushim.

Në vitin 2020, Broome pagoi 1.859 euro që djali i tij të shihte Ronaldon tek Juventusi, por asokohe, futbollisti nuk luajti.

Në mars të këtij viti, ai shpenzoi 1.798 euro për akomodim dhe hotele që të ishte në derbin e Mancesterit, por Ronaldo mungoi për shkak të lëndimit.

Edhe në ndeshjen e së shtunës mes Manchester United dhe Leicester City, babai me të birin ishin në stadium por Cristiano nuk luajti.

Megjithatë nuk dorëzohet dhe me bindje thotë se do ia bëjë të mundur ëndrrën djalit të tij.

Top Channel