Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap me armë zjarri. Sapo konstatoi se po ndiqej nga forcat blu, hodhi armën dhe tentoi t’ia mbathte, por nuk ia doli.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Unexpected”, u ushtruan dhjetëra kontrolle të befasishme në rrugë dhe në ambiente të ndryshme. Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap dhe u arrestua në flagrancë, te stacioni i trenit në lagjen “Sul Paprri”, në Elbasan shtetasi B. G., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Ai qarkullonte me një automjet dhe sapo ka parë Policinë që e ndiqte, pasi disponohej informacion se kishte armë zjarri me vete, ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga.

Gjatë operacionit janë shoqëruar për verifikim edhe disa persona të tjerë me precedentë penal, të cilët pas verifikimeve, janë lënë të lirë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale në të cilat ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA