Në disa qytete në Ukrainë ku ka prezencë të ushtrisë ruse kanë nisur protestat, por që janë ndeshur në dhunën e ushtrisë ruse e cila mësohet se në qytetin Enerhodar ka qëlluar mbi turmën dhe më pas ka arrestuar protestuesit.
Lajmi është shpërndarë nga BBC përmes një video. Në pamje duken dhe pasojë që kanë lënë pas shpërthimet e fuqishme në qendër të qytetit Enerhodar.
Dyshohet se sulmi i rusëve u bë me granata shurdhuese të cilat u hodhën në sheshin kryesor të qytetit. autoritetet ukrainase e kanë dënuar ashpër sulmin, ku thanë se granatat u hodhën në mes të civilëve.
Qyteti i Enerhodar ndodhet farë pranë centralit nuklear të Zhaporizhzhia, më i madhi në Europë që është pushtuar nga ushtria ruse prej datës 4 mars.
BBC raporton se gjatë këtyre orëve kanë nisur protestat kundër rusëve edhe në qytetet e tjera të pushtuar nga ushtria e ruse, në Kherson dhe Melitopol.
Ndërkohë trupat e të paktën 20 burrave me rroba civile u gjetën të shtrirë në një rrugë pasi forcat ukrainase rimorën qytetin Bucha pranë Kievit.
Forcat ruse u tërhoqën nga disa qytete afër Kievit ditët e fundit pasi dështoi përpjekja e Moskës për të rrethuar kryeqytetin, ndërsa Ukraina deklaroi se Bucha ishte “çliruar”.
Por qyteti ishte lënë i shkatërruar nga luftimet, me vrima të hapura nga shpërthimet e predhave në blloqet e apartamenteve dhe makinat e shtypura që mbushnin rrugët, thanë gazetarët e AFP-së që hynë në qytet.
Top Channel