Situata e motit gjatë ditës së shtunë është përkeqësuar kryesisht në zonat verilindore.

Për disa minuta, aksi rrugor Bogë -Theth është bllokuar për shkak të një orteku në Qafën e Thorës. Disa turistë, mbetën të bllokuar për disa minuta por borëpastrueset dhe banorët e zonës ndërhynë për të hequr dëborën nga rruga.

Reshje shiu ka pasur dhe në Kukës, ndërsa në zonat e larta ka pasur dhe reshje dëbore.

Vijon të jetë e bllokuar ura e Shtrezës në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec e cila është nën trysnin e rënies së gurëve, ku firma mirëmbajtëse po punon për të rihapur këtë rrugë.

Edhe në Bulqizë reshjet e shiut kanë vijuar prej dy ditësh ndërsa në orët e fundit janë ulur temperaturat dhe kanë nisur reshjet e dëborës.

Probleme ka pasur në disa linja transmetimi të tensioni të mesëm dhe atë të ulët në zonat e thella.

Në afërsi të Librazhdit është punuar gjatë gjithë natës dhe ky aks është kthyer ne normalitet. Rënia e gurëve nga shpati i malit pas një rrebeshi shiu mbrëmjen e së premtes krijoi vështirësi në qarkullim për rreth 2 orë e gjysmë.

Reshje të dendura shiu ka pasur gjatë natës në të gjithë qarkun Elbasan e për pasojë ka prani të madhe inertesh në akset Librazhd-Steblevë, Elbasan -Gjinar, Gramsh -Moglicë.
Ndërsa është bllokuar Rruga Gjinar- Zavalinë.

Meterologia Lajda Porja njoftoi se reshjet e shiut do të vijojnë edhe në orët në vijim në verilindje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA