Dhunë,shpërthime dhe arrestime, forcat ruse shpërndajnë protestuesit në Ukrainë

02/04/2022 16:04

Dita e 38-të e luftës në Ukrainë ka sjellë protesta në qytetin jugor Enerhodarit, tashmë të pushtuar.

Qytetarët u mblodhën në qytetin jugor të pushtuar, për të dalë kundër luftës që po zhvillohet dhe për të kënduar himnin kombëtar të Ukrainës

Forcat ruse arritën të shpërndanin turmën me dhunë dhe shpërthime. Ata gjithashtu arrestuan disa nga protestuesit.

Për shkak të sulmeve katër persona kanë mbetur të plagosur me djegie dhe lëndime nga shpërthimet.

Të paktën katër persona u plagosën nga shpërthimet mes protestave kundër pushtimit rus në qytetin qëndror të Ukrainës, Enerhodar, tha kompania shtetërore e energjisë bërthamore e vendit Energoatom në një seri deklaratash të shtunën”, sipas CNN.

Qyteti është afër stacionit të energjisë bërthamore në Zaporizhia, i pushtuar nga forcat ruse në fillim të marsit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA