Prej  fillimit të krizës energjetike mesin e vitit të shkuar,  ky ka qenë një qëndrim konstant i kryeministri Edi Rama për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike një mall që blihet dhe shitet nga shteti.

Por nga salla e parlamentit këtë të enjte, kryeministri paralajmëroi se çmimi energjisë elektrike nuk do të paguhet njësoj prej atyre që ai i quajti si familje të pasura. Një ndryshim drastik nga pak javë më parë.

Edi Rama: Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer ato fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë në faturën e energjisë. Në ndërkohë, asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën, e cila sipas javëve dhe muajve, janë nga dyfish e mund të shkojë deri në tre apo katërfish.

Megjithëse nuk e shpjegoi metodologjinë e çmimit të diferencuar që do të duhet të paguajnë të familjet e  pasura, kjo lëvizje e qeverisë vjen në një kohë kur vetë Edi Rama e ka pranuar fenomenin e mos-deklarimit të pagave reale në sektorin privat. Sikurse nuk shpjegoi kriteret se kush është i pasur në Shqipëri,  në një kohë kur persona publik, në këtë vend që marrin paga disa milionëshe, deklarojnë si pagë në tatime vetëm 20 mijë lekë.

Në kushtet kur  kjo iniciativë, tingëllon si e artikuluar prej një kryeministri që vjen nga e djathta, Edi Rama u kujdes të tregonte se është një kryeministër, me politika të  majta.

Rama: Nuk është që të lehtësojmë ata që kanë më shumë në këtë moment. Ata që kanë më shumë në këtë moment, duhet të mbajnë më shumë barë. Por të lehtësohen ata që kanë më pak.

Me përfundimin e fjalës, i erdhi koha largimit të kryeministrit nga parlamenti, duke mos i dhënë mundësinë Sali Berishës që ishte bërë gati për një përballje politike e i treguar se PD tashmë është në hyqmin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA