Një aksident i i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Dy makina janë përplasur afër Pallatit të Brigadave, ndërsa janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P.

Ata janë në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grup hetimor është ngritur për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S. Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel