Dy raste të mosdeklarimit të parave janë goditur në pikat kufitare të Kajavijës dhe Morinës.
Në Morinë, në hyrje të vendit tonë, policia ka kontrolluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21.350 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Në Kakavijë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll shtetasin K. Q., 49 vjeç, banues në Berat dhe rezident në Greqi, i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në çantën e 49-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 39.800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Të dy u morën nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
Në portin e Vlorës, u arrestua në flagrancë A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Gerces, Republika e Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”,
Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës “Mercedes Benz”, në pjesën e brendshme të kabinës, janë gjetur të fshehura dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale, të cilat 55-vjeçari nuk i kishte deklaruar tek autoritetet doganore.
Top Channel