Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve që të dalin me fletë dhe të bëjnë transparencë për qytetarët në lidhje me çmimet.
Në takimin me eksportuesit dhe importuesit, Rama tha se hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi sic është interpretuar sikur po i shtrijmë dorën pasi ka ekzistuar prej 30 vitesh.
Rama: Dilni me një fletë dhe bëni transparencë. Ata që duan të bëjnë luftë me fakte le ta bëjnë, por unë mendoj se mund ta them pa ndrojtje se sot Shqipëria ka një industri prodhimi të miellit jo që është garante e çmimit më të lirë në rajon por e një cilësie brenda të gjitha standarteve për eksport, unë kam vizituar fabrika, kam parë edhe ciklin e zhvillimit e tyre.
Ju jeni pjese të një mëkati të mundshëm, suksesi, ndaj sa herë që të flitet për miell, vaj e çfarë prodhimi, jeni ata që helmojnë popullin, që shesin krunde, ku di unë.
Nga ana tjetër dua ta përmend që hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi siç është interpretuar, ti shtrijmë dorën ti nënshtrohemi shkjaut, por hapja e një kanali që ka ekzistuar prej 30 vitesh.
Turqia është një super mik. Ballkani hapur është për eksportuesit shqiptar që janë këtu. Është ekzaktësisht mundësi që ti të përfitosh nga një treg më i madh .
Top Channel