Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës i ka hequr mundësinë e pjesëmarrjes në aktivitetet sportive shumë sportistëve rus.

Megjithatë disa prej tyre kanë vendosur të marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare pa simbolet kombëtare, ndërkohë që të tjerë falë natyralizimit nga shtete të ndryshme kanë shansin të vazhdojnë ëndrrën sportive. Një ndër ta është edhe Islam Dudaev, mundësi me origjinë çeçene i cili prej 7 muajsh ka pasaportën shqiptare e si rrjedhojë nën ngjyrat kuqezi ai ka fatin të vazhdojë ende sportin.

Dikur kampion nën flamurin rus në disa aktivitete ndërkombëtare, ndërkohë sot Islam Dudaev nën flamurin kuqezi mundi të marrë pjesë edhe në Europianin e zhvilluar këtë javë në Budapest ku arriti të marrë medaljen e bronztë në peshën deri në 65 kg stil i lirë.

Në një rrëfim të parë pas këtij suksesi, Dudaev i veshur me simbole shqiptare, tregon në gjuhën ruse emocionet e tij.

“Jam shumë i kënaqur që përfaqësoj Shqipërinë, një vend shumë të bukur.  Ne ishim përgatitur shumë mirë për këtë Europian në Azerbajxhan dhe unë dua të falenderojë edhe presidentin e Federatës së Mundjes Sahit Prizrenin, i cili na e dha këtë mundësi. Shpresoj të kemi fitore të tjera. Jam shumë krenar që përfaqësoj Shqipërinë”, tha ai.

Në këtë kampionat Dudaev arriti të eliminojë maltezin Adam Vela. Më pas në raundin çerekfinal u mund nga hungarezi Izmail Muzukajev. Sa i përket duelit për vendet 3-5,  Dudaev fitoi ndaj polakut Bienkovski, duke marrë medalaljen e bronztë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA