Ngushtica e Hormuzit, largohen çisternat e para me naftë, sinjal i zbutjes së tensioneve
17/06 12:38
Forcat e armatosura ruse kryen një sulm me raketa në qytetin e Lyubotyn në rajonin verilindor të Kharkiv, duke rrafshuar disa shtëpi, thonë zyrtarët ukrainas.
Zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv thotë në një deklaratë Telegram se sulmi plagosi shtatë persona. Zyrtarët nxorën trupin e një personi nga rrënojat.
Në pamjet e publikuara nga autoritet lokale, duket teksa del tym nga shkatërrimi i banesave.
Për shkak të sulmeve të vazhdueshme në këtë rajon, banorët janë larguar duke u strehuar nëpër stacione metroje.
Top Channel