“Kishte njerëz që vraponin dhe më pas…”/ Koncerti i këngëtares së njohur kthehet në tragjedi, tekniku humb jetën pasi shembet skena ku do të performonte Shakira 27/04 12:59
Forcat e armatosura ruse kryen një sulm me raketa në qytetin e Lyubotyn në rajonin verilindor të Kharkiv, duke rrafshuar disa shtëpi, thonë zyrtarët ukrainas.
Zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv thotë në një deklaratë Telegram se sulmi plagosi shtatë persona. Zyrtarët nxorën trupin e një personi nga rrënojat.
Në pamjet e publikuara nga autoritet lokale, duket teksa del tym nga shkatërrimi i banesave.
Për shkak të sulmeve të vazhdueshme në këtë rajon, banorët janë larguar duke u strehuar nëpër stacione metroje.
Top Channel