Keni pasur komunikim me Bllakon? Ja si përgjigjet Balla: Nesër në orën 18:00 kemi thirrur Këshillin e Mandateve

29/03/2022 14:41

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur para mediave në përfundim të mbledhjes me ministrat duke thënë se kanë thirrur Këshillin e Mandateve që të mblidhet nesër në orën 18:00 pasi SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.

Pyetje: Keni pasur komunikim me Alqi Bllakon?

Balla: PS nuk do të jetë dhe nuk ka qenë asnjëherë zyrë avokatie për askënd brenda saj.  Sapo kryetarja e Kuvendit ka thirrur nesër në 18 mbledhjen e Këshillit të Mandateve, është vënë në dijeni dhe vetë deputeti Alqi Bllako, procedura e Kuvendit do të vijojë pa asnjë pengesë, nga asnjë lloj forme imnuniteti apo privilegji parlamentar.

Ajo që po ju them, është se natyshëm kam komunikuar me zotin Bllako dhe kryetaren e Kuvendit, në funksion të ecjes përpara të procesit. Do ju ftoja që të shkoni në pjesën ku është arkiva e Kuvendit, dhe të shihni se çfarë standardesh ka përdorur PS dhe PD.

Asnjë vonesë për të çuar përpara një arritje që Shqipëria e ka në mënyrë pa diskutueshme, Reformën në Drejtësi. Unë nuk interpretoj dokumente zyrtare, vetëm i lexoj, është një dokument që më është vënë në dijeni dhe kemi thirrur mbledhjen e këtij këshilli nesër në orën 18:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA