Shkatërrohet hoteli në Radhimë/ IKMT ndërhyn, ndërtesa nuk përfiton legalizim
28/03/2022 15:14
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi disa ndërtime pa leje në Radhimë të Vlorës.
Pronarët e një hoteli në Radhimë bënë rezistencë duke bërë që në operacion për shembjen e ndërtesës tre katëshe të ndërhynte dhe policia.
Hoteli i marrë me qira nga një shtetase italiane nuk ishte kualifikuar për legalizim, por të zotët thonë se janë në proces gjyqësor me IMT. Ata thonë se kanë dokumentet e tokës ku është ngritur prona.
Edhe shtetasit italianë që kanë investuar në këtë hotel thonë se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT.
Top Channel