I doli zjarri nga kontrolli dhe dogji një sipërfaqe në pyll, arrestohet 60-vjeçari
28/03/2022 08:39
Një 60-vjeçar i identifikuar si D.S., është vënë në prangat e policisë pasi ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– D. S., 60 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Ai dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.
Top Channel