Të dielën në mbrëmje, afër mesnate, nis në Top Channel transmetimi maratonë i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” që këtë vit i është besuar skenaristes dhe moderatores Dalina Buzi.
“Tema e këtij viti e Oscars është adhurues të filmit bashkohuni” dhe ne menduam që kjo natë të përfshijë të gjithë, jo vetëm ndjekësit besnikë të filmave që fitojnë Oscars, por edhe të tjerë që duan filmin në përgjithësi por edhe modën”, thotë Buzi.
Në studio do të hyjnë e do të dalin shumë të ftuar të modës, kinemasë dhe showbiz-it. Programi do të nise pak para mesnate, në 23:30 në një pjesë kushtuar Shqipërisë dhe kinemasë, për të vijuar me tapetin e kuq ku pritet të parakalojnë emrat më të famshëm të hollywood-it dhe më pas me spektaklin e ndarjes së ceremonisë.
Ky është viti i pestë që Top Channel gëzon ekskluzivitetin e çmimeve Oscar.
Top Channel