Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në telefon, duke diskutuar situatën në Ukrainë dhe negociatat midis Moskës dhe Kievit, tha zyra e Erdoganit të premten vonë.
Erdogan i tha homologut të tij se ai kishte ngritur mbështetjen e Turqisë për integritetin territorial të Ukrainës në një samit të fundit të NATO-s.
Ankaraja, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën, është pozicionuar si një palë neutrale, duke kërkuar të lehtësojë negociatat midis palëve ndërluftuese.
Më 6 mars, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, ka njoftuar zyra e presidentit turk.
Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë mbajtur një sërë rundesh negociuese, por ende nuk kanë arritur ndonjë rezultat konkret për dhënien fund të luftës.
Top Channel