Sulmohet depoja e naftës në Arabinë Saudite, çmimi i lëndës djegëse merr “të tatëpjetën”

25/03/2022 17:33

Një shtëllungë e madhe tymi u pa mbi një fabrikë nafte në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite të premten, sipas raporteve të shumta të medieve, menjëherë pasi grupi Houthi i Jemenit tha se do të lëshonte një deklaratë për një operacion ushtarak.

Një burim i Reuters tha se një objekt i  sulmit ishte fabrika Aramco.

Huthi të mbështetur nga Irani nuk pretenduan menjëherë se ishin pas sulmit të së premtes, por një postim në Twitter nga një zëdhënës ushtarak më herët gjatë ditës tha se grupi do të shpallte një operacion të “thellë” brenda Arabisë Saudite.

Ndërkohë nafta e papërpunuar e West Texas Intermediate u rrit  menjëherë më  1,04 dollarë, ose 0,9%, në 113,34 dollarë.  Të dielën, autoritetet saudite konfirmuan një tjetër sulm në objektet e Aramco-s, me rebelët Houthi duke përdorur raketa dhe dronë për të synuar të paktën gjashtë vende në të gjithë Arabinë Saudite, duke përfshirë një depo karburanti Aramco dhe një fabrikë të gazit të lëngshëm natyror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA