Operatori hekurudhor në Finlandë vendosi të pezullojë nga e hëna linjën e trenit që lidh Helsinkin dhe Shën Petërburgun, duke mbyllur në këtë mënyrë një nga linjat e fundit të transportit mes Rusisë dhe BE-së.
Në një deklarate nga VR Group që operon në linjën midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut, tha se VR do të ndërpresë shërbimin deri në një njoftim të mëtejshëm.
“Të dielën, më 27 mars, do të funksionojë vetëm treni i mëngjesit nga Helsinki në Shën Petersburg dhe treni i pasdites, do të anulohet”, shtoi kompania.
“Deri më tani ne kemi vazhduar shërbimet , sipas udhëzimeve të autoriteteve përkatëse dhe duke u siguruar që të mund të ofrojmë një kalim të sigurt për qytetarët finlandezë. Gjatë këtyre javëve, njerëzit që kanë dashur të largohen nga Rusia, kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u larguar. Tani, për shkak të sanksioneve, ne do ta ndërpresim shërbimin ”, njoftoi një zëdhënës.
Më 27 shkurt, BE vendosi një ndalim të përgjithshëm të fluturimeve për avionët rusë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Top Channel