Fshati Rreth Kale është fshat i njësisë administrative Muhurr dhe ka rreth 200 familje.
Rreth dy javë më parë disa banorë ankoheshin për ngordhjen e shpendëve shtëpiake.
Fermeri Gazmir Mani ishte rikthyer prej një viti nga emigracioni dhe kishte vendos të merrej me mbarshtrimin e pulave të fshatit.
“Duke mbledh vezë nëpër fshat dhe me inkubator nxirrja zogjtë, para tre katër ditëve” thotë fermeri, “ra gripi i shpendëve H5N8 dhe më ka dëmtuar 580 pula edhe disa zogj, pulat i vaksinoja rregullisht fermeri hedh dyshime për cilësinë e vaksinave në treg”.
Dje ka qenë dita e fundit ku ka shkuar dhe kryeveterineri i rrethit, Bilbil Hoxha ku kanë groposur 148 pula.
“U interesuam për intervistë tek Drejtoria e Veterinarisë qarkut nuk u prononcuan sepse nuk jemi të aurorizuar thonë”, tha Gazmir Mani.
Top Channel