“Ferri në tokë!” Mariupoli, qyteti ukrainas i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara

23/03/2022 08:31

Mariupol ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tij strategjik përgjatë kufirit jugor të Ukrainës.

Qyteti është bombarduar prej javësh tashmë.

Një raport i Human Rights Watch i lëshuar të hënën e përshkroi qytetin si “një peizazh ferri i ngrirë i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara”.

Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth një e katërta e popullsisë ose 100,000 njerëz  janë ende të bllokuar në “kushte çnjerëzore”.

“Pa ushqim. Pa ujë. Pa ilaçe. Nën bombardime të vazhdueshme.”

Këto imazhe të reja satelitore nga firma Maxar Technologies tregojnë shkallën e dëmtimit të ditës së kaluar.

Zelensky tha gjithashtu se zyrtarët dhe aleatët ukrainas po bënin më të mirën e tyre për të sjellë ndihma në qytet dhe më shumë civilë nga jashtë. Të martën, rreth 7,000 njerëz arritën të arratiseshin nga qyteti.

Por ata që ikin janë sulmuar gjithashtu përgjatë korridoreve  humanitare.

Të martën një kolonë humanitare u kap nga trupat ruse, sipas tij.

Ai tha se punonjësit e urgjencës shtetërore dhe shoferët e autobusëve u kapën.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të çliruar njerëzit tanë dhe për të zhbllokuar lëvizjen e ndihmave humanitare“, tha Zelensky.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA