08/11 09:45
Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të ndryshojnë emrin e djalit të tyre të porsalindur.
Vendimin, 24-vjeçarja e ndau dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo tha se djali i saj nuk quhet më Wolf. “Nuk ndiheshim sikur ishte ai”, thotë Kylie, që thotë se emrin Wolf e ka parë kudo.
Blogerja nuk ka njoftuar se cili është emri aktual i të porsalindurit. Me herët, ajo publikoi një video në kanalin e “YouTube”, kushtuar “Për djalin tonë” (To Our Son), ku tregonte rrugëtimin e shtatzënisë, që nga momenti kur nëna e saj, Kris Jenner mësoi lajmin e ëmbël, deri te pamjet nga dhoma e lindjes pak para se të lindte djali i saj.
Top Channel