Aktori i humorit Florjan Binaj ka bërë me dije se do të mungojë në “Portokalli”, spektaklin ku jemi mësuar ta shohim për vite me radhë për shkak të një tjetër angazhimi. Ai theksoi se kjo nuk kishte të bënte me pjesëmarrjen e tij në protestat për rritjen e çmimeve.

Ndërsa ditën e sotme pati spekulime se ka lënë spektaklin e humorit për të nisur karrierën si politikan. Këtë gjë e ka reaguar vetë në Instagram duke i thënë të gjithëve që duhet të marrin çdo informacion për të vetëm përmes rrjetit social që ka, jo përmes mediave.

“Të dashur miq dhe mikesha, e para, flini të qetë se po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj! Nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh lajmin nga Instagrami im, aty ku buron, jo aty ku kundërrmon”, shkroi aktori i humorit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA